Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Për çfarë ju duhen listat dhe patronazhistët? Rama: Janë budalliqe! Mund të jetë vajza ime Rea dhe tezja e Zahos votuese e pasigurtë?

Shkruar nga Newsbomb
Për çfarë ju duhen listat dhe patronazhistët? Rama:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pyetur sot në mbrëmje lidhur me databazën e të dhënave të qytetarëve me të drejtë vote dhe të ashtuquajturit patronazhistë.

Kreu i PS tha se ato lista nuk kanë dalë nga PS, madje i cilësoi si “budalliqe”. Kjo pasi dhe vajza e tij Rea apo kunata kanë dalë si votuese të pasigurta.

Dudushi: Po ato listat për çfarë ju duhen me patronazhistë...?

Rama: Nuk ka parti të organizuar në planet, që të mos ketë kalkulimet e saj dhe databazën e saj. Dhe habitem nga surpriza,. Ato lista s’kanë lidhje me databazën tonë sepse mund të jetë Rea Xhillari votuese e pasigurtyë, mund të jetë?! S’ka si ajo listë mund të jetë e saktë. Mund të jetë tezja e Zahos votuese e pasigurtë?!

Dudushi: Po thoni që ato lista s’kanë dalë nga PS?

Rama: S’kanë lidhje me ne ato lista. Po para ca ditësh pashë këtë artikullin që nxorri GSH për gjithë databazën e gjendjes civile që ishte marrë vite para kur qeveriste PD. Ata patronazhistë janë anëtarë të PS që kanë në patronazh njerëz në lagjen ku banojnë. E shënojnë janë me PS me PD, janë të pavendosur janë të lëkundur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll