Presidenti Ilir Meta njihet si një nga tifozët më të “zjarrtë” të Celtic në Skoci, ekip të cilin e ka ndjekur disa herë nga afër në stadium.
Ditën e sotme Celtic fitoi 1-0 ndaj St.Johnstone dhe arriti të kualifikohet në finalen e Kupës, teksa Meta me ën të një postimi në rrjetet sociale ka përshëndetur ekipin për këtë arritje.
Ai shkruan se kjo fitore i dedikohte legjendës së Celtic, Bertie Auld, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
“PËR BERTIE
Një fitore e mrekullueshme që na çon në finale. Nuk mund të kishte një ngjarje më të gëzueshme.
Urime të gjithë djemve dhe veçanërisht James Forrest që bëri diferencën”, shkruan Meta krah videos, ku shihet festa e tifozëve të Celtic.