Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

‘Për Bashkimin dhe ëngjëllin e tij mbrojtës’, gazetari prek me fjalët për Finon: Babai i vdiq 3 muaj para se të lindte, nëna e tij u nis pak javë më parë për ta pritur në botën tjetër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari i njohur Ilir Babaramo, ka bërë një shkrim prekës për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Ai shkruan për Finon se ai i fliste të gjithëve në gjuhën që kuptonin dhe ishte një mik shumë i mirë.

Shkruan Ilir Babaramo:

Për Bashkimin dhe ëngjëllin e tij mbrojtës

Bashkim Fino u përcoll për në banesën e fundit me një procesion ku u bashkuan lotët e familjes, dashuria e miqve dhe respekti i kundërshtarëve. Sot Shqipëria humbi një nga shtetarët më të mirë , Gjirokastra një nga njerëzi t e saj më të njohur.

Plot 24 vjet më parë, sytë e shqiptarëve u kthyen gjithë shpresë tek një 35 vjecar pothuajse I panjohur në Tiranë. Vendi ishte në prag të lufës civile. E vetmja hapësirë ku krijohej iluzioni se shteti mund të ekzistonte ishin ato 500 metra që ndajnë selinë e Qeverisë me atë të Presidencës.  Çdo përpjekje për të vënë situatën nën kontroll rezultonte donkishoteske.  Situata mund të dukej akoma dhe më e  pashpresë kur  për  ti dhënë fund  marrëzisë kolektive shqiptare u zgjodh dikush që kishte lindur përbri një rrugice me emrin “sokaku i të marrëve”. Misioni i Finos ishte në kufijtë e të pamundurës.  Me gjeste pajtimi , të vogla në dukje si një ndeshje futbolli, por mbi të gjitha me mesazhe paqe , Fino arriti ti kthejë shpatat në parmenda. Vetëm ato katër muaj si kryeministër i mjaftojnë që të hyjë në historinë e Shqipërisë. Mbi të gjitha, të mbahet mend për mirë nga të gjithë. Arritje tepër e rrallë në këto vise.

Kontakti I parë me Bashkimin për këdo duhet të ketë qenë një kurth. Shpërthimet e tij të ngjashme me ato të përrenjve të shumtë të Gjirokastrës ta krijonin këtë iluzion. Mund të grindeshe në kafe  për një penallti të anulluar të “zikaltërve” ashtu dhe për një amendament kushtetues në Parlament.  Por ky ishte veçse kontakti I parë. Pas polemizuesit pasionant fshihej një nga njerëzit më racionalë të politikës shqiptare. Fjala “bonhomme” duket se ishte  kostumi real I Finos. Ishte sfiduesi i konfliktit. Mbeti pasionant i arsyes , kompromisit. Ishte vetë boshti I simetrisë. Gjithnjë duke ruajtur cipën në faqe, ndërkohë që kjo e fundit është bërë më e rrallë se uraniumi në politikën shqiptare.

Disa besonin se Fino kishte një mangësi si politikan. Nuk fliste gjuhë të huaja. Dokra snobësh. Fino i fliste kujtdo në gjuhën që kuptonte. Fjalët e tij ishin po aq të qarta si për Mellanin, hamallin e lodhur në Qafë të Pazarit ashtu dhe për Klintonit në Zyrën Ovale. 

58 vitet e jetës së tij kaluan një e nga një nën krahët e ëngjëlli mbrojtës. I ati iku nga kjo botë tre muaj para se Bashkimi të vinte në këtë jetë. Aneja vuri shallin e zisë të cilin nuk e hoqi deri ditën e fundit të saj.  58 vitet e tjera të jetës së saj I jetoi  vetëm për një arsye : të bënte të lumtur Bashkimin. Dhe ai vërtet kaloi një fëmijëri të lumtur, mes dy pasioneve që fare s kanë lidhje me njëri tjetrin : violinën dhe futbollin. Aneja I kaloi plot 58 vite si një fuqi providenciale e Bashkimit. Luftën me vdekjen Fino e nisi pesë vjet më parë. Të gjithë besuam se e fitoi. Por jo aneja. Parandjenjat e nënës kurrë nuk gabojnë. Ndaj u nis para tij pak javë më parë për ta pritur sërish Bashkimin në tjetrën jetë. Diku në qiell me shpresën se mund ta shikojnë bashkë sërish Gjirokastrën. Nga lart.

Lamtumirë miku im

Përqafime Dianës, Megit , Redit

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img