Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Për 6 muaj në arrati, GJKKO lë në “arrest shtëpie” ish-kandidatin e LSI

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie” për ish-kandidatin e LSI për deputet, Etjon Joka i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

Gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie”për Jokën duke argumentuar se ai është vetëdorëzuar.

Etjon Joka, ish-kandidat i LSi për deputet në Tiranë, ishte shpallur në kërkim prej muajsh. Ai u shfaq para zgjedhjeve të 25 prillit duke blerë vota për veten dhe LSI, me nga 100 dollarë për votë.

Prokuroria e Posaçme SPAK, nisi hetimet pas videove të publikuara paraditen e 23 prillit, ku shihej se Joka dhe disa njerëz të tij të afërt u premtonin lekë dhe vende pune qytetarëve në këmbim të votës për LSI-në. Ai u thirr për të dëshmuar por refuzoi.

SPAK e shpalli në kërkim dhe i kërkoi Policisë që ta arrestonte. Gjykata e Posaçme dha ndaj ti masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë, ndërsa GJKKO e ka rrëzuar duke e lënë në arrest shtëpie.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img