Është bllokuar sot në mëngjes rruga Elbasan-Peqin nga rënia masive e gurëve. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se ka mbetur fare i pakalueshëm nga autobusët aksi Elbasan- Gjinar. Po kështu problematike mbetet pjesa e rrugës së Dervenit dhe Bablucit.
Specialistët janë duke punuar për pastrimin e këtyre akseve por njëkohësisht po punohet edhe në normalizimin e lëvizjes së mjeteve.
Në këto akse mbetet problem mungesa e rrjetave pritëse për gurët të cilët bien mbi rrugë.
Sondazh
Poll