Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pensionistëve u dogj shtëpia e mbetën në qiell të hapur, Bashkia dhe Emergjencat Civile nuk u përgjigjen

Shkruar nga Newsbomb

Një çifti pensionistësh, të cilët banojnë në rrugën “Nikolla Sarkozi” në Kamëz, në vitin 2013 u është djegur banesa dy katërshe, si pasojë e zjarrit të rënë tek komshiu i tyre.

Atë mëngjes korriku përveç kësaj banese u dogjën edhe dy banesa të tjera. Kanë kaluar 6 vjet dhe asnjëri prej familjarëve nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim. Sipas zonjës së familjes Sata, është bashkia, prefektura dhe emergjencat që e kanë sorollatur për vite me radhë për plotësimin e dosjes, por që nuk ka arritur të marr dëmshpërblim. Zonja e shtëpisë tregon për Fiksin se bashkë me shtëpitë u dogj çdo pasuri që ato kishin në vlerë materiale. Sot kanë improvizuar një banesë ku shiu që bie jashtë futet i tëri brenda. Në tavan ka bulëza uji ndërsa bashkëshorti fle në atë anë të dhomës ku gjithë natën pikon ujë nga tavani i improvizuar. Ai hedh sipër batanijeve plasmas për të shpëtuar që të mos laget. Kështu i shtyjnë ditët çifti i pensionistëve në pritje të një dëmshpërblimi që duket se nuk do të mbërrijë kurrë.

Gazetarët e Fiksit u interesuan për këtë familje pranë Bashkisë Kamëz. Gjatë intervistës me përfaqësuesin e kësaj bashkie ai deklaron se qytetarët kanë të drejtë. Përgjigja nga Emergjencat civile jo vetëm për këtë familje, por për të treja bashkë nuk ka ardhur akoma. “Edhe pse janë riplotësuar dosjet edhe njëherë sipas kërkesave të tyre dhe ridërguar, e kanë sigluar dhe konfirmuar, por ende nuk ka një përgjigje” shprehet përfaqësuesi i bashkisë. Duke falënderuar gazetarët e Fiksit ata shpresojnë se duke u bërë publike kjo problematik do të zgjidhet edhe më shpejt, jo vetëm për familjen Sata, por për të treja familjet të cilave ju dogjën banesat atë ditë.

Fiksi u interesua edhe pranë Emergjencave Civile. Ata kthyen një përgjigje ku pretendojnë se “Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile/DPEC nuk disponon dokumentacion për dëmtimin e banesës së shtetasit Afrim Sata, e ka rikthyer atë pranë institucionit të prefektit të qarkut Tiranë, pasi ishte i paplotë. Pas qershorit të vitit 2017, ky dokumentacion nuk është ridërguar i plotësuar në DPEC, as nga Bashkia Kamëz dhe as nga institucioni i prefektit të qarkut Tiranë. Për sa më sipër, me qëllim dëmshpërblimin e shtetasit, Bashkia Kamëz duhet ta dëmshpërblejë vetë atë ose në mungesë të fondeve, duhet të ridërgojë, nëpërmjet Prefektit të qarkut në DPEC, kopjen origjinale të dokumentacionit tekniko-ligjor të plotësuar.”

Në këto kushte gazetarët u rikthyen edhe njëherë pranë Bashkisë Kamëz e cila na vuri në dispozicion edhe dokumentacionin shtesë. Sipas tyre ata ja kanë ridërguar edhe këtë dokumentacion Emergjencave civile. Shkresa mban datën 13.06.2017 dhe që nga ajo ditë sërish nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sipas tyre dokumentacioni është i plotë sipas kërkesave të bëra nga prefekti dhe Emergjencat Civile, por mbi të gjitha siç e kërkon ligji. Ndaj i mbetet Emergjencave të kthejnë një përgjigje lidhur me dëmshpërblimin që u takon këtyre familjeve shprehet Bashkia Kamëz. E deri në zgjidhjen e përgjegjësive nga ana e institucioneve të mësipërme çifti Sata do vazhdojë të jetojë në vendin e improvizuar pa një afat të përcaktuar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.