Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
31 °
Enj
32 °
Pre
26 °
E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Pensionet, Veliaj-Hoffmann: Në verë mbyllet marrëveshja me Gjermaninë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj në një konferencë me ambasadorin e Gjermanisë Helmut Hoffman, bëri të ditur se ka përfunduar tashmë raundi i parë i negociatave me Gjermaninë për marrëveshjen e pensioneve.

aNdërsa falenderoi ambasadorin për mbështetjen, Veliaj tha se do të duhet edhe një raund tjetër për të arritur në firmosjen e kësaj marrëveshje, në verën e këtij viti.

“Patëm takim me një delegacion që ka qënë pjesë e përmbylljes së negociatave të pensioneve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Vetëm një javë pas vizitës së holmologut gjerman, ekipi erdhi ketu për të përmbyllur raundin e parë të negociatave, një pjesë e mirë e marrëveshjes. Ne e çmojmë shumë faktin se një marrveshje e tillë do ndihmonte më shumë shqiptarët që jetojnë në Gjermani, ky është një hap konkret. Ne jemi të ndërgjegjshëm që ky proces teknik ka nevojë për një raund tjetër negociatash, mendoj qe do jetë gati për marrëveshje në fund të verës”.

Ministri tha më tej sipas ATSH, se, “Po përgatisim hapjen e negociatave edhe me Italinë”. Ndërsa, ambasadori gjerman në vendin tonë, Helmut Hoffman theksoi se marrëveshja për mbrojtjen sociale është një investim për të ardhmen. Sipas ambasadorit, “Shqipëria ka prej disa kohësh statusin e vendit kandidat për në BE dhe në këto kushte ka ardhur momenti ku të mbërrijmë në marrëveshje të normalitetit midis dy vendeve tona. Këto marrëveshje është mirë të lidhen në të gjitha fushat dhe sot jemi duke folur për sigurinë sociale”.

Ambasadori Hoffman theksoi se rruga për të nisur një marrëdhënie punësimi në Gjermani nuk duhet të kalojë përmes aplikimit për azil. “Azili është rruga e gabuar”, theksoi Hoffman.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img