Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Penguan boksierët të marrin pjesë në Kampionatin Botëror, Kosova paralajmëron ndalimin e aktiviteteve sportive serbe

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku njoftoi sot se gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.

Ky paralajmërim vjen pasi Serbia i pengoi boksierët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që po zhvillohet në Beograd, për shkak të simboleve shtetërore.

Çeku deklaroi se rekomandimet, mbi bazën e të cilave autoritetet do të marrin masa, do të vendosen nga Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport.

Gjatë një konference për media me ekipin e boksit të Kosovës, Çeku, në emër të Qeverisë së Kosovës, e dënoi ashpër vendimin e autoriteteve serbe për t’iu pamundësuar atletëve kosovarë pjesëmarrjen në garat në Beograd.

Sipas tij, një vendim i tillë është shkelje e të gjitha rregullave ndërkombëtare sportive.

“Besojmë se ky vendim i organizatorëve të garës botërore në Beograd është marrë sipas direktivave të Qeverisë së Serbisë”, tha Çeku.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img