Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga Sofje e Bullgarisë, ku po zhvillon takim me Presidentin Rumen Radev.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se ka takuar presidentin Radev dhe kanë folur për marrëdhëniet dhe zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut. Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pengon edhe edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri.
“Sofje – Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)” shkruan Rama në postimin e tij.