Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Pengmarrja e dy vëllezërve në Durrës-Tiranë, shpallet në kërkim autori i dyshuar, i përfshirë në grabitjen e pronave në Gjirin e Lalëzit (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy shtetas, të cilët dyshohen si autorë për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala një prej personave të shpallur në kërkim, është shtetasi Agron Bejdolli.

Ky i fundit kishte një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe si Rrumi.

Ai drejtonte makinën e Rrumit ditën e atentatit ndaj makinës se Arjan Ndoj. Vëllezerit Beqirja kanë refuzuar që të japin shpjegime dhe detaje rreth ngjarjes.

Kujtojmë se pengmarrja e dy vëllezërve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa pista kryesore ku po heton Policia, është heqja e paligjshme e lirisë dhe dyshohet se këta persona mund të kenë pasur konflikt të mëparshëm. Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin Indrit Beqiraj, të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit dhe më pas janë larguar. Ai fillimisht ka pohuar se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit.

Më shumë




spot_img








spot_img