Hapësire reklamuese

Politikë

“Peng i një krenarie të humbur”,Rama: PS ka premisë për ta çuar Shkodrën aty ku duhet

Shkruar nga Newsbomb
“Peng i një krenarie të humbur”,Rama: PS ka premisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Shkodër, ku ka zhvilluar takim me strukturat e socialistëve.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se Shkodra ka qenë peng i një krenarie të humbur, duke iu referuar kështu situatës politike, teksa “qyteti i biçikletave” prej vitesh është drejtuar nga PD, ndërsa tashmë ka në krye socialistin, Benet Beci.

Rama u shpreh se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike e cila ka çdo premisë për ta çuar Shkodrën, por edhe vendin aty ku duhet.

“Shkodra ishte pengu i një krenarie të humbur, që përkthehej në një mllef asgjësues, duke u kapur pas të shkuarës. Sot, Shkodra po bëhet hapësira e një krenarie të fituar, që ushqehet nga ndenja e të qenurit në qendër të vëmendjes, të shikuarit të ndryshimit të mundshëm, dhe ndjenja e të ardhmes. Për mua, është shumë e rëndësishme krenaria e mbështetur në atë që ne mund të bëjmë së bashku, shqiptarët mund të bëjnë së bashku. Ushqimi i ndjenjës së krenarisë për Shqipërinë, është themelor për të siguruar të ardhmen që meritojnë brezat e ardhshëm.

Shkodra sot është një laborator i të shkuarit përtej kufijve partiakë dhe të kuptuarit interesit dhe qëllimeve të përbashkëta, duke i mbrojtur më mirë duke kapërcyer kufijtë partiakë. Partia Socialiste është një instrument për të realizuar qëllime të përbashkëta që kanë të bëjnë me njerëzit, me vendin. Kjo është ajo që kam dashur të them prej kohësh, Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, ka humbur kohë me ndasira që nuk i kanë shërbyer, i kanë shërbyer vetëm atyre që kanë dashur të kenë sa më shumë njerëz të verbër nga mbrapa për pushtetin e tyre.

Nuk ka qytet të ketë det, liqen, lume, koda, male dhe të ketë edhe majat më të larta të vendit. Pa llogaritur trashëgiminë kulturore, historike, kjo është një pasuri që i takon të gjithëve, nuk është pasuri për të majtët dhe të djathtët. Sot po e shohim që është vetëm fillimi i fillimit. Atmosfera ka ndryshuar. Ta mbështesim këtë progres. Kemi premisa për ta çuar vendin aty ku duhet, për ta çuar Shkodrën aty ku duhet”, Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese