Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

“PENTITO-t” e Ministrisë së Brendshme që po ndihmojnë SPAK, “u zbërthyen” për tenderin e Policisë dhe po zbardhin skemën me hetuesit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme, që kishin për detyrë vlerësimin e ofertave të bëra nga kompani të ndryshme për tendera që hapeshin nga ky dikaster (Ministria e Brendshme), janë njërëzit kyç që po ndihmojnë SPAK.

Mësohet se dy nga katër këta anëtarë të vënë në pranga me urdhër të Gjykatës, janë kthyer në të penduar dhe po bashkëpunojnë me hetuesit e Prokurorisë Speciale SPAK, për të zbardhur skemën e abuzimit me tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit.

Këta shtetas, “janë zbërthyer” para prokurorëve që po merren me rastin pasi operacioni vijon dhe mund të ketë edhe zyrtarë të tjerë në Ministrinë e Brendshme që mund të arrestohen, shkruan newsbomb.al. Katër anëtarët e Komisionit të Vlerësimit janë: Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.

Personat e lartë përmendur, në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prorkurimit Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri dhe Klevis Hasani, dhe titullaren e tyre Edlira Naqellari, ndryshonin gjatë rrugës tenderin në mënyrë që kompania “D&E” të shapllej fituese, siç dhe në fakt ndodhi.

Ata akuzohen nga SPAK se kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi. Dhe pikërisht këtë skemë po e zbardhin në SPAK ddy penditot-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Dyshohet se prokurorët kanë rënë në gjurmët dhe të dy tenderave të tjerë.

Lexo edhe: Si kompania “D&E” përfitoi tendera nga qeverisja e PD dhe më pas nga PS

Më shumë

spot_img
spot_img