Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pendesa dhe arritja më e madhe në politikë, rrëfehet Fatmir Xhafaj: Misioni im është Reforma në Drejtësi, më vjen keq për kohën…

Shkruar nga Newsbomb
Pendesa dhe arritja më e madhe në politikë, rrëfehet Fatmir

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një intervistë për Euroneës Albania është rrëfyer mbi karrierën e tij politike dhe jo vetëm.

Ai tha se një nga arritjet e tij më të mëdha është Reforma në Drejtësi, ndërsa shtoi se pendohet se nuk i ka kushtuar shumë kohë familjes për shkak të kohës që i ka marrë puna.

Sipas tij, arsyeja pse duhet të zgjidhet deputet edhe pas 30 viteve në politikë, është vizioni që ka ai për të mbështetur luftën kundër korrupsionit.

“Besoj se kam njohjen e nevojshme, vizionin e duhur, dhe vullnetin për ta mbështetur këtë vizion. Unë mendoj se korrupsioni është një gangrenë e madhe në këtë vend. Korrupsioni nuk është një perceptim më, por është realitet dhe një ndër arsyet që u detyruam të bënim një reformë aq të thellë ishte korrupsioni. Për të luftuar korrupsionin e xhepit, por edhe atë që quhet ndryshe si korrupsionin i kravatës. Korrupsioni i xhepave dëmton, por korrupsioni i kravatave shkatërron sistemin shtetëror, e gërryen sistemin demokratik dhe qeverisjen vendit.  Reforma në drejtësi është një hap i madh dhe shpejt do shohim rezultat në këtë drejtim”,  tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll