Hapësire reklamuese

Bota

Pemë të rrëzuara dhe sende që “fluturojnë” në ajër, jumbin jetën 11 persona nga stuhia

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku kanë humbur jetën të paktën 11 persona, ndërsa 102 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një stuhie që ka goditur lindjen e vendit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se personat që kanë humbur jetën pasi nga era e madhe kanë përfunduar në lumin Yangtze, apo janë goditur nga pemët që janë rrëzuar në tokë.

Disa pamje të publikuara nëpër rrjetet sociale kanë treguar sesi erërat e mëdha kanë dëmtuar qytetin.

Nantong është qytet në juglindje të Kinës me tetë milionë banorë. Më shumë se 3,000 banorë janë detyruar të evakuohen, si pasojë e stuhisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu