Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Pëllumb Xhufi flet për projektin 300 milionë lekë për rishkrimin e historisë: Mos kini dyshime, për komunizmin do thuhen të tëra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një projekt madhor për historinë e Shqiptarëve që nga antikiteti deri në ditët tona është nisur nga Akademia e Shkencave. Një botim në tri vëllime ka një fond që kap shifrën e 300 milionë lekëve dhe do të realizohet përgjatë tri vite.

Pëllumb Xhufi thotë se është “një tekst ndryshe, një vepër sintetike në 3 vëllime. Do të jetë një tekst reference për albanologet e huaj”.

Sa i takon Mesjetës, e njohur edhe si epokë e errët, Xhufi premton risi, falë kërkimeve në arkiva. “Janë bërë kërkime në arkivat e Vatikanit, Venecias e Spanjës. Sigurisht do jetë një tekst që flet për gjithë periudhën, sepse historia nuk nis me Skënderbeun, është vijim, i një lufte për një mbretëri që nis me Dhimitrin e Arbrit”, tha Xhufi.

Por si do të jenë termat që përdoren? A do të reshtë debati mbi pushtimin a sundimin osman? Për Xhufin ky ka qenë debat në media jo mes historianësh.

“Çështja pushtim a sundim nga osmanët ka qenë një debat mediatik, jo mes historianësh.

Pasi u pushtuam me rënien e Shkodrës, pati një periudhë të gjatë sundimi nga osmanët, por kur megjithatë, vijoi raporti me perëndimin”, pohoi ai.

Ndonëse është një histori e shkruar në ditët tona, projekti lë jashtë studiuesit shqiptarë që nuk jetojnë në Shqipëri dhe albanologët e huaj. Xhufi thotë se albanologët e huaj me këtë tekst, do të shohin se ç’shkruajnë shqiptarët për veten. Qasja e një mbivlerësimi të Ali Pashë Tepelenës që herë trajtohet si mizor, e herë si shqiptari i madh i Janinës, do të ketë në këtë tekst një përgjigje.

“Ali Pasha nuk ishte kampion i të drejtave të njeriut, sepse para disa dhjetëvjeçarësh, Franca kishte gijotinën. Ali Pasha, ishte një despot oriental, por kishte një projekt. Donte një shtet pa Osmanët, në aleancë me Perëndimin”, thotë Xhufi.

Por thembra e Akilit në gjithë projektin mbetet historia e komunizmit: ballistë, legalistë, komunistë, stalinistë, trockistë, dhe një vend i mbyllur prej nga ku, nuk dilej. E njëjta peshore do të masë, të mirat dhe të këqijat dhe jetët njerëzore. Qasja e historianëve për të, për Xhufin, është e qartë.

“Mos kini dyshime, për komunizmin do thuhen të tëra. Që nga të këqijat, meqë jeni më të interesuar për të këqijat dhe deri te të mirat, e interesi kombëtar”, thekson Xhufi.

Në këtë hulli, kampi i Tepelenës, ribëhet çështje dhe qasja e studiuesve mbi të. Vetë Xhufi, u përfshi në debat vite më parë.

“Unë atëherë, gjykoja që burgu i Burrelit ishte më mirë për muze, sepse ka qenë burgu ku ka pasur më shumë tortura dhe ka qenë më jetëgjatë. Debati im për Kampin e Tepelenës ka qenë i tillë, që unë besoja se nëse do të bëhet një muze për të kujtuar persekutimin ishte më mirë të bëhej Burreli se Tepelena. Sipas dokumenteve të CIA-s, kushtet në kampin e Tepelenës ishin më mirë se në Burrel. Unë nuk e kam mohuar kampin e Tepelenës, ka qenë çështje precedence”, tha Xhufi për Neës 24.

Në vazhdën e këtij debati, gjate Ditëve të Kujtesës në shkurt, akademiku Austriak Oliver Schmitt, u shpreh se Shqipëria i shpërfill kampet komuniste dhe historianët shqiptarë janë inekzistentë, ndërsa vërente, se ish nomenklatura vë ende pengesa. Kritikave të Schmitt, Xhufi iu përgjigjet duke thënë se “e kam vlerësuar Schmitt si medievist, megjithatë, trajtimet e Schmitt për Skënderbeun, janë të diskutueshme. Schmitt flet për Skënderbeun si ekstremistët”, tha Xhufi.

Pëllumb Xhufi ka një përgjigje edhe për debatin që ka kaluar pothuaj në heshtje: elitat e vjetra në kohë të reja dhe vendi që zunë në shoqëri intelektualët e para 1990-ës.

“Shcmitt e quan Aleks Buden, historian nomenklature. Buda ishte shkolluar në Austri dhe njihte mirë edhe kulturën gjermane, ai njihet Gëten përmendësh. Por për fat të keq, Shcmitt ka rënë në pozitat e historianit të politizuar. Meqë unë kam lindur në vitet 1950, sipas tij duhet të iki, të shes banane”, tha Xhufi. Aleksandër Meksi, GjonBerisha, Sonila Boçi, Ledia Dushku, Marenglen Verli, Apollon Baçe, Paska Milo, Muzafer Korkuti, Saimir Shpuza, Luan Përzhita, janë disa prej emrave që do punojnë në projektin e historisë, ndërsa Xhufi me Neritan Cekën janë drejtues./News24

Më shumë

spot_img
spot_img