Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pëllumb Pipero jep lajmin e mirë: Situata paraqitet e qetë te spitali Infektiv, personeli shëndetësor i COVID-3 do të bëjë disa ditë pushim

Shkruar nga Newsbomb
Pëllumb Pipero jep lajmin e mirë: Situata paraqitet e qetë te

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka thënë ditën e sotem se situata në spitalin Infektiv paraqitet e qetë, me numrin e pacientëve të rinj që ëhstë ulur ndjeshëm.

Ai tha se kjo është situata më e qetë te Infektivi që prej fillimit të pandemisë, ndërsa shtoi se në intubim janë 2 pacientë.

Pipero tha se spitali COVID-3 është mbyllur përkohësisht pasi nuk ka asnjë person të shtruar, ndërkohë që tregoi se personeli shëndetësor i këtij spitali do të bëjë disa ditë pushim për shkak të ngarkesës së madhe që ka patur.

“Situata në spitalin infektiv apo në COVID1 është e qetë. Ne kemi rreth 60 të shtruar aktualisht. Mbrëmë numri i rasteve të reja, apo të shtruara  ka qenë 1 ose 2. Në përgjithësi situate paraqitet e qetë. Numri i të shtruarve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor janë nga format e mesme në të rënda, por të intubuar në dijeninë time janë 2 pacient. Do ta konsideroja që pas fillimit të pandemisë, situatën më të qetë të mundshme për momentin. Përgjithësisht rastet që vijnë në spital, vijnë pas një tentative kurimi të gjatë në shtëpi. Vijnë në forma të rënda ose të lodhura do të thosha. Ajo këshilla jonë që rastet e sëmura të vijnë sa më shpejt në spital ende nuk rënë në veshin e duhur. Gjithsesi kufizimi i rasteve të reja, kufizimi i shtrimeve dhe rënia e numrit të rasteve të reja është një tregues i qartë dhe i rëndësishëm që pandemia është nën kontroll dhe në do të thosha se jemi në rrugë të mbarë.  Situata në spitalin COVID-3 është pa asnjë të sëmurë të shtruar. Personeli besoj do të bëje disa ditë pushim. Janë relativisht të lodhur. Shpresojmë që të mos rihapet më. Simptomat janë të njëjta, nuk kanë ndryshuar, por graviteti i sëmundjes ndryshon në varësi të kohës së paraqitjes në spital”, tha

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.