
Me katër plumba është qëlluar 50-vjeçari Pëllumb Meta, i cili pasi u vra u gropos në oborrin e shtëpisë në fshatin Shënavlash të Durrësit.
Hygerta Meta 19 vjeçe ka dëshmuar para uniformave blu se ajo është autorja e këtij krimi të rëndë, teksa u shpreh se shkak ka qenë se babai ka dashur të fejoj dhe martoj me një emigrant që jetonte në Itali, ndërsa e reja donte që të vijonte Universitetin.
Ngjarja është e mbuluar me mister, pasi është e dyshimtë se si një vajzë 19-vjeçare vrau, lidhi dhe groposi e vetme në oborrin e shtëpisë babain, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes nuk dinin asgjë.
Policia për media ka thënë se për këtë ngjarje është e dyshuar e gjithë familja edhe pse vajza ka thënë se e ka kryer e vetme krimin. 19-vjeçarja nuk ka shprehur pendesë për ngjarjen, teksa ka thënë se është e lumtur pasi babai u kishte nxirë jetën si familje.
“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai“, ka thënë Hygerta.
Lexo edhe: “Jam e lumtur që vrava tim atë”, dëshmia e 19-vjeçares: I ka nxirë jetën nënës sime
Pëllumb Meta, u vra në mënyrë monstruoze nga vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta. Ngjarja ndodhi ditë më parë në fshatin Shënavlash të Durrësit, ndërkohë u zbardh së fundmi nga Policia e qytetit bregdetar.
Lexo edhe: Ky është 49-vjeçari që u vra nga e bija në Durrës
Ka qenë një nga djemtë e Pëllumb Metës që u paraqit pranë Komisariatit të Durrësit më 13 shkurt duke denoncuar zhdukjen e së atit. Që prej atij momenti blutë e qytetit bregdetar filluan kontrollet dhe fillimisht gjetën makinën e të ndjerit, të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij.
Lexo edhe: Kjo është 19-vjeçarja që vrau e groposi të atin në oborrin e shtëpisë
Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë anëtarëve të familjes. Ka qenë vetë e reja e cila ka rrëfyer krimin e rëndë, pas insistimit dhe marrjes në pyetje disa herë nga efektivët. Ajo tregoi se ka vrarë babanë e saj pasi ai donte ta fejonte pa dëshirë me një emigrant. Vajza, 19 vjeç ishte studente në viti e parë të Ekonomikut dhe nuk ishte aspak dakord që te fejohej pasi donte të vazhdonte shkollën.
Sipas dëshmisë, Hygerta Meta, ka deklaruar se 49-vjeçarin e vrau pranë banesës në një kasolle, me një pistoletë, të cilën thotë se e ka pasur i ati pasi punonte si roje nate.
LEXO EDHE: Krimi monstruoz në Durrës, vajza e vrau, e lidhi dhe e paketoi me qese të atin