Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Pëllumb Meta nuk u vra nga fëmijët”, ish-drejtori: Një tjetër dorë ka vepruar

Shkruar nga Newsbomb
“Pëllumb Meta nuk u vra nga fëmijët”, ish-drejtori:

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, ka ngritur një tejtër pistë sa i përket vrasjes së 49-vjeçarit, Pëllumb Meta.

I ftuar në “Breaking” në Top News, Prençi, u shpreh se sipas tij nuk janë fëmijët ata që kanë kryer vrasjes, por një tjetër person. Ish-drejtuesi tha se ka një marrëveshje mes personit që kreu ekzekutimin dhe familjarëve të viktimës.

Ai deklaroi se s’ka qenë vajza ajo e cila ka shkrepur armën 4 herë mbi trupin e të atit, por shton se prapa këtij krimi ka vepruar një dorë tjetër.

“Në bindjet e mia është se atje nuk kishte dhunë, se nuk është provuar, dhe nëse do të kishte dhunë do të kishte ndaj gruas. Kam thënë që pas këtij krimi ka probleme mes të shoqes dhe viktimës. Nuk besoj se ai shënim, prona e tyre nuk kushton 1 milion euro saç shkruhet nëpër mure.

Mendoj se personi që ka tërhequr këmbëzën 4 herë pa iu dridhur dora në prani të familjarëve, do të thotë që kemi të bëjmë me një marrëveshje. Prapa këtij krimi besoj se nuk janë fëmijët. Mendoj se ka një dorë tjetër që ka vepruar katër herë pa iu dridhur dora. Por fëmijët i ka tradhtuare vetja, kanë ngatërruar skenarin pas ekzekutimit“, tha Prençi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese