Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Peleshi vizitë në Turqi: Shumë shpejt pritet implementimi i dy marrëveshjeve financiare ushtarake

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a51958eaf89ae00de26cbe7ef8fceb6c

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndodhet në Turqi, ku po zhvillon një takim me homologun e tij Hulusi Akar, në Ankara.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Peleshi shprehet se shumë shpejt shpejt pritet implementimi i dy marrëveshjeve financiare ushtarake, grant i palës turke, të cilat do të përdoren për rritjen e kapaciteteve luftarake dhe logjistike të Forcave të Armatosura shqiptare.

“I nderuar nga pritja miqësore që më bëri homologu Hulusi Akar, në Ankara. Mirënjohës për mbështetjen që Turqia ka dhënë për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe arsimimin e ushtarakëve tanë.

Shumë shpejt pritet implementimi i dy marrëveshjeve financiare ushtarake, grant i palës turke, të cilat do të përdoren për rritjen e kapaciteteve luftarake dhe logjistike të Forcave të Armatosura shqiptare.

Vendi ynë mbetet i hapur për investimet e përbashkëta në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe mirëpresim çdo ofertë serioze nga kompanitë turke në këtë fushë,” shkruan Peleshi në postimin e tij në Facebook.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img