Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Peleshi tregon si paraqitet situata e zjarreve: Është izoluar zjarri në malin e Tomorrit, një vatër e re është njoftuar në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi  ka bërë me dije se si paraqitet situata në vend si pasojë e zjarreve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se zjarri në fshatin Dukat, nuk paraqet rrezikshmëri për Pararkun e Llogarasë, teksa shton se banesat në fshatin Thirrë, në Munellë-Domgjon të Mirditës janë të sigurta.

Ndërsa ka bërë një bilanc të situatës, ministri i Mbrojtjes tha se zjarri në malin e Tomorrit është arritur të izolohet teksa ka shtuar se një vatër e re zjarri është njoftuar në vendin e quajtur Qafa e Tërkuzit në pjesën e Republikës te Malit të Zi, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ku në ndjekje të situatës kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Kukësit.

Njoftimi i plotë i Ministrit:

Pas një pune të palodhur të forcave në terren dhe nga ajri, në kooordinim me Agjencinë e Mbrojtjes Civile zjarri në fshatin Dukat i Ri, nuk paraqet aktualisht rrezikshmëri në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Pa rrezik për banesat janë edhe vatrat në fshatin Thirrë, në Munellë-Domgjon të Mirditës. Po vijon puna për mbajtjen nën kontroll të zjarrit mbi tunelin e Kalimashit.

Ndërsa është izoluar në pjesën më të madhe zjarri në masivin me pisha në Krushovë të Voskopojës

U arrit të izolohej në kohë të shpejtë zjarri në malin e Tomorrit dhe po monitorohen disa vatra në fshatin Corrush në Mallakastër, në fshatin Bogë në qarkun e Shkodrës.

Një vatër zjarri e re është njoftuar në vendin e quajtur Qafa e Tërkuzit në pjesën e Republikës te Malit të Zi, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ku në ndjekje të situatës kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Kukësit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img