Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

Peleshi tregon qarqet që do të kenë reshje intesive dhe me shtrëngata: Bashkia Shkodër të paralajmërojë qytetarët

Lajme të ngjashëm

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka treguar këtë të martë se si do të vijojë situata e motit në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediat Peleshi tha se priten reshje intesive shiu me shtrëngata në disa qarqe. Situata më problematike sipas ministrit do të jetë në veri të vendit.

Ndër të tjera, Peleshi tha se Bashkia e Shkodrës ka marrë lajmërimin që të paralajmërojë qytetarët që jetojnë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

“Për ditën e sotme, priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër e Kukës, intensive në Dibër e Lezhë e mesatare në qarqet e tjera. Reshjet pritet të shoqërohen dhe me shtrëngata në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Gjirokastër, Elbasan e Vlorë.

Në gjithë zonat e tjera të vendit reshje intensive me intensitet më të lartë në veri të vendit.

Prurjet në kaskadën e Drinit do pësojnë rritje prej mëngjesit të ditës sot e deri në 21 janar do kenë rend rritës.

Rritje gatishmërie të strukturave të Mbrojtjes Civile që kanë në administrim rezervuare infrastrukturë rrugore, furnizim me energji elektrike.

Bashkia Shkodër ka marrë nevojën për marrje masa për paralajërkimin e popullsisisë vecanërisht në zonat e Nën Shkdorës, në Rrethina etj të marrë masa për monitorimin e lumenjve të Bunës, Kirit dhe Drinit”, tha Peleshi.

Më shumë