Hapësire reklamuese

Politikë

Peleshi poston fotot: Dielli lind përsëri në Gjirokastër, janë eleminuar vatrat e zjarreve

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se në Gjirokastër janë eleminuar vatrat e zjarrit.

Peleshi shkruan në Facebook, se falë punës së forcave ushtarake, zjarrfikëseve dhe forcave të tjera të Bashkisë, të cilat ai i falenderon, është bërë e mundur shuarja e vatrave të zjarreve.

Tashmë, thotë Peleshi, kërkohet vigjilencë dhe bashkëpunim me komunitetin.

“Dielli lind përsëri në Gjirokastër. Pas një nate mes zjarresh, falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar. Vazhdojmë vigjilencën dhe kërkojmë bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm”, shkruan ministri Peleshi në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.