Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Peleshi nuk e priste të rikonfirmohej në detyrë: S’jemi të pazëvendësueshëm, Balla do vazhdojë të jetë kryetar grupi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Niko Peleshi ka folur për herë të parë pas rikonfirmimit në postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Peleshi tha se nuk e priste të dëgjonte emrin e tij, pasi askush nuk është i zëvendësueshëm.

I pyetur për Taulant Ballën, të cilin Rama e hoqi nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Peleshi u shpreh: “Di të them se kam dëgjuar sot vlerësime për punën shumë të mirë të Taulant Ballës. Ai do vazhdojë të jetë kryetar grupi dhe drejtues qarku. Nuk duhet të mërzitemi kur dikush tjetër ec më shpejt se ne”.

“Jam shumë i bindur që ajo çka u parashtrua nga kryeministri, mbi nevojën e një rishikimi të gjithë organizatës sonë politike, mendësisë dhe kulturës, edhe pse jemi fitimtarë, është ajo që duhet të na motivojë të gjithëve. Kemi detyrimin të lexojmë mirë edhe votën pro, edhe atë kundër, edhe votën e shqiptarëve, që mbase na panë si alternativën më të mirë, por jo aq të mirë sa do donin të ishim.

Unë kam prej 8 muajsh që shërbej në pozicionin e ministrit të Mbrojtjes, por kur fillon një mandat i ri, fillon një qeveri e re. Ne nuk jemi të pazëvendësueshëm. Kështu që prisja edhe emra të rinj, për të cilët nuk do të kisha hatërmbetje, por do ju uroja më të mirën”, deklaroi Peleshi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img