Hapësire reklamuese

Politikë

Peleshi: Me TEC e Vlorës do të bëhemi më të fortë dhe të rëndësishëm, do furnizojmë me gaz të lëngshëm vendet e tjera

Shkruar nga Newsbomb
Peleshi: Me TEC e Vlorës do të bëhemi më të fortë

Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka theksuar dhe njëherë rëndësinë që Shqipëria do të ketë kur të bëjë hapin para për të furnizuar me gaz të lëngshëm edhe vendet e tjera.

Sipas ministrit ndryshe nga vendet e tjera në Europë të cilat 50% të naftës dhe të gazit e marrin nga Rusia, vendi ynë ka punuar për pavarësi energjitike.

Ndër të tjera, Peleshi foli dhe mbi procesin e digjitalizimit në vendit tonë ku në vijim qytetarët shumë shërbime do ti marrin online.

Ministri tha se për të forcuar dhe mbrojtur sistemet tona nga sulmet kibernetike janë shpenzuar 24 milionë euro, duke u bërë thirrje më tej të gjithë programuesve dhe kompanive të cilat punojnë jashtë vendit tonë t’i bashkohen kësaj inciative në mënyrë që Shqipëria të dallojë dhe të fitojë kohën e humbur duke përdorur digjitalizimin.

“Është një instrafkturë e rëndësishme dhe është pjesë e sigurisë kombëtare, sidomos kohën e sotme për shkak të tronditjes së sigurisë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

50% e naftës në Europë vjen nga Rusia, 50% e gazit në Gjermani vjen nga Rusia.Puna që ka bërë qeveria shqiptare drejt pavarësisë energjitike është një punë me vizion. E kemi filluar atëhere kur nuk e dinim që  do të prballeshim ne një situatë të tillë.

Sot nuk flasim vetëm për energji të hidrocentraleve, por sot flasim edhe për TEC e Vlorës.  TEC i Vlorës është një nga dështimet më spektakolare të qeverisë së kaluar. Janë investuar 100 milionë euro me kredi dhe ai TEC nuk ka punuar asnjë ditë të vetme dhe sot po vjen dita që me partnerë të besueshëm të vihet në punë duke shfrytëzuar burimin të Tapit, apo gazit të lëngshëm.

Si Shqipëria mund të bëhet një hap për të furnizuar me gaz të lëngshëm edhe vendet e tjera të Europës. Jo vetëm që sigurojmë nevojat tona, por do të kemi dhe dizervitet.

Në rast se ne sigurojmë energji për vete dhe për të tjerët bëhemi më të rëndësishëm, më të fortë në mbrojtjen e territrit tonë.

Sa më shumë digjitalizohemi aq më shumë shtohet në voja për siguri kibernetike. Për të forcuar mbrojtjen e sisitemeve tona nga pikpamja kibernetike janë harxhuar 24 milionë euro me partneritet strategjik si SHBA për të forcuar mbrojtjen e sistemeve tona ushtarake nga pikpamja kibernetike. Dua të tërheqim përmes kësaj inciative publike edhe inciativën private, më shumë digjitalizim, më shumë programues, më hsumë kompani që punojnë për vende të tjera të botës, që Shqipëria të dallojë dhe të fitojë kohën e humbur duke përdorur digjitalizimin”, tha Peleshi.   

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu