Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Peleshi mbërrin me urgjencë në fshatin “Asim Zenel”, apel banorëve: Mos bëni rezistencë, por largohuni nga shtëpitë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka mbërritur pak më parë në fshatin “Asim Zenel”, aty ku humbi jetën, banori Andrea Haxhiaj.

Peleshi iu ka bërë thirrje banorëve të fshatrave të rrezikuar që të mos bëjnë rezistencë, por të pranojnë që të largohen nga fshati, pasi flakët po përparojnë drejt banesave.  

“Është një situatë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme dhe nuk është e lehtë që  ti vendosësh nën kontroll. Në këtë fshat është shënuar dhe viktima e parë. Duhet evakuim në këto fshatra, policia dhe zjarrëfikëset janë në krye të detyrës, u bëj thirrje banorëve që të mos bëjnë rezistencë dhe të largohen nga fshati. Ne do të bëjmë më të mirën, dhe duke qenë se në Pash Aliman dhe në Llogara e kemi në kontroll situatën të gjithë forcat do i përqendrojmë në fshatin “Asim Zenel” në Gjirokastër”, ka thënë Peleshi nga Gjirokastra.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img