Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
26 %
2.1kmh
0 %
Mër
2 °
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
9 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, Policia me plan masash: Nga sot, ndalohet qarkullimi i mjeteve në të gjitha rrugët që çojnë deri në vendin e shenjtë (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoritetet e Policisë së Lezhës kanë hartuar një plan masash për dy ditët e pelegrinazhit Kishën e Shna Ndout në Laç. Sipas planit të masave, do të ndalohet qarkullimi në të gjitha rrugët që të çojnë në vendin e shenjtë.

Masat e marra si më poshtë:

– Nga ora 08:00 datë 12.06.2021– ora 24:00 datë 13.06.2021, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:

“Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout ”

“Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”

“Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”

“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile , zjarrëfiksja, ambulanca dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.

Më shumë


spot_img









spot_img