Hapësire reklamuese

Bota

Kina refuzon të komentojë vdekjen e Navalnyt: Është çështje e brendshme e Rusisë

Shkruar nga Newsbomb

Ministria e Jashtme e Kinës nuk pranoi të komentojë  vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, duke thënë se është  "çështje e brendshme e Rusisë".

“Është një çështje e brendshme e Rusisë. Nuk do të komentoj për të”, tha një zëdhënës i pyetur për këtë çështje nga AFP.

Pekini dhe Moska janë vende aleate dhe  kanë forcuar lidhjet e tyre në një kohë kur vendet perëndimore i kanë kthyer shpinën Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Udhëheqësit e dy vendeve kanë gjithashtu një marrëdhënie shumë të mirë personale. Presidenti kinez Xi Jinping e ka përshkruar presidentin rus Vladimir Putin si një "mik të mirë" .

Lexo edhe: Nëna e Navalnyt, kritikut më të madh të Putinit shkon te burgu ku dha shpirt i biri

Zëdhënësja e politikanit opozitar rus, Alexei Navalny, konfirmoi sot vdekjen e kritikut më të madh të presidentit rus Vladimir Putin. Alexei Navalny ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare  dje 16 shkurt në një burg në Rusi.

Lule të vendosura pranë një fotografie të politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, që vdiq në një burg të Siberisë më 16 shkurt 2024. Lule të vendosura pranë një fotografie të politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, që vdiq në një burg të Siberisë më 16 shkurt 2024.

Ndarja nga jeta e udhëheqësit më të rëndësishëm të opozitës ruse është pritur me hidhërim nga të afërm të tij por edhe nga zyrtarë perëndimorë. Liderët Perëndimorë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Navalny.

“Alexei Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij ai bëri sakrificën përfundimtare”, tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në një postim në Platformën X, në të cilin theksoi se “ për BE-në regjimi rus është përgjegjësi i vetëm për vdekjen tragjike të kundërshtarit të Putinit”.

Lexo edhe: Njeriu që iu bë “ferr” Putinit, dy tentativat e helmimit dhe burgosjet e Navalny

Në përfundim të postimit Charles Michel shkroi “luftëtarët vdesin, por lufta për liri nuk mbaron kurrë”.

Nga ana e tij Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s , tha se është “i pikëlluar dhe i shqetësuar nga lajmet e trishta që vijnë nga Rusia”.

“Navalny pagoi me jetën e tij rezistencën ndaj një sistemi shtypjeje. Vdekja e Navalnyt  në burg na kujton realitetin e regjimit të Vladimir Putinit”, shtoi ministri francez, raporton BBC.

Ndërkohë zyrtarë nga Norvegjia janë shprehur duke thënë se vdekja e Navlanyt është “përgjegjësi e madhe e qeverisë ruse”.

Ministri i Jashtëm norvegjez Espen Bart Eide shkroi në rrjetin social X se “qeveria ruse mban përgjegjësi të madhe për vdekjen e Navalny, i cili po vuante një dënim 19-vjeçar”.

Navalny në Strasburg përpara një seance në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në 2018 Navalny në Strasburg përpara një seance në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në 2018

“Ai u vra brutalisht nga Kremlini.”

Presidenti letonez Edgars Rinkevics shkroi në Platformën X se Navalny u “vra brutalisht nga Kremlini”.

“Çfarëdo që dikush mendon për Alexei Navalny si një politikan, ai thjesht u vra brutalisht nga Kremlini. Ky është një fakt dhe kjo është diçka që duhet ditur për natyrën e vërtetë të regjimit aktual të Rusisë. Ngushëllimet e mia familjes dhe miqve”, ka shkruar presidenti letonez.

Pas deklaratave të figurave të larta të BE-së reagoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Maria Zakharova tha se “pretendimet perëndimore” për vdekjen e Navalny janë “vetëzbuluese”. Në një deklaratë në Telegram, ajo thotë se rezultatet e analizës mjeko-ligjore të shkakut të vdekjes së Navalny nuk janë aktualisht të disponueshme. Zakharova thotë se ajo beson se Perëndimi ka arritur në përfundimet e veta.

Lexo edhe: Me lot në sy, bashkëshortja e Navalny: S’e di nëse duhet t’i besoj lajmet për vdekjen

Alexei Navalny jetoi dhe vdiq duke luftuar kundër regjimit të Vladimir Putin dhe korrupsionit të tij. Ai ishte njeriu i vetëm i aftë të nxirrte dhjetëra mijëra në rrugë duke bërë thirrje për një Rusi pa Putin dhe njeriu i vetëm që presidenti i Rusisë refuzoi të përmendte me emër.

Navalny për disa vite u bë “ferri” i Putinit, pasi nuk ndalonte pavarësisht arrestimeve apo paraqitjeve në gjykata, por gjithçka do të ndryshonte në 2020, ku u bë tentativa e parë për ta helmuar.

Navalny duke u marre ne force gjate nje tubimi ne 2018 Navalny duke u marre ne force gjate nje tubimi ne 2018

I helmuar gjatë një misioni në Tomsk

Navalny në 2020 po zhvillonte një vizitë në Siberi, ku po mblidhte disa fakte në lidhje me një çështje, kur u helmua në një dhomë hoteli. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua teksa ishte në fluturim për në Moskë.

Ai u dërgua me urgjencë në Berlin, ku ra në koma dhe iu deshën disa muaj që të rikuperohej gjendja e tij shëndetësore. Në një laborator ushtarak gjerman identifikoi helmin në fjalë. Ishte novichok, agjenti nervor i klasës së armëve.

Helmimi në burg

Në prill të 2023 Navalny u përballur me dhimbje të forta stomaku në burg që dyshohej se ishin si rezultat i helmit me veprim të ngadaltë. Ai u dërgua në spital, pas thirrjeve të SHBA, e cila paralajmëroi se nëse Navalny do të vdiste në burg do të mbanin përgjegjësi.

Fotoarkiv/ Udhëheqësi i opozitës ruse Navalny duke u marre nga një stacion policie jashtë Moskës më 18 janar. Fotoarkiv/ Udhëheqësi i opozitës ruse Navalny duke u marre nga një stacion policie jashtë Moskës më 18 janar.

Burgosja e Navalny

Navalny ka qenë në burg që nga viti 2021 dhe në dhjetor ai u transferua në një koloni penale arktike në Siberi. Akuzat kundër Navalny, një prej kritikëve më të zhurmshëm të Vladimir Putinit, shihen gjerësisht si të motivuara politikisht.

Ai fillimisht u dënua me tre vjet e gjysmë për shkelje të kushteve të një dënimi me kusht. Në shkurt 2022, ai u vu sërish në gjyq. Këtë herë u akuzua se vodhi 4.7 milion dollarë (3.5 milion £) donacione të dhëna për organizatat e tij politike.

Ai u shpall fajtor dhe u urdhërua të kalonte nëntë vjet në një “koloni penale të regjimit të rreptë”. Dhe në gusht të vitit të kaluar, ky dënim u zgjat në 19 vjet pasi ai u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, akuza që ai i ka mohuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese