Hapësire reklamuese

Bota

Pekini izolohet si në gjendje LUFTE, kryeqyteti kinez GODITET nga një valë e dytë COVID-i edhe më AGRESIVE

Shkruar nga Newsbomb

Situatë shumë e rëndë në Pekin për shkak të shpërthimit të një vale të dytë koronavirusi, raportojnë mediat perëndimore.

Kryeqyteti kinez është nën masa të rrepta izolimi, pas shfaqjes së një sërë rastesh të reja me virusin Sars-Cov-2. Disa shtete europiane kanë ndaluar menjëherë fluturimet, ndërsa autoritetet kineze thonë se pas një hetimi paraprak, ka rezultuar se rastet e reja janë transmetim nga njeriu te njeriu por edhe si pasojë e kontaminimit të disa ambienteve publike.

Qyteti tashmë është ndarë në zona, disa prej të cilave janë shënuar si “zona të kuqe” me rrezikshmëri të lartë, ndërsa niveli i sigurisë ka zbritur nga “tre” në “dy”, ku “një” është niveli më i lartë. Autoritetet mjekësore e kanë cilësuar valën e dytë të rasteve me koronavirus si një “situatë serioze për shëndetin publik”.

Edhe shpërthimi i rasteve të reja në Pekin lidhet me tregun Xinfadi në zonën Fengtai, që tashmë është rrethuar plotësisht dhe patrullohet nga paramilitarët.

Qeveria kineze i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë vizituar tregun gjatë dy javëve të fundit, të kontrollohen pranë qendrave shëndetësore.

sdrggerh4h.jpg

sdfgsghesrherh.jpg

dfdfhgdfh.jpg

Sondazh

Poll