Hapësire reklamuese

Bota

Pekini festë për 70-vjetorin e themelimit të komunizmit, dhunë dhe kaos në rrugët e Hong Kongut, policia: Ishte dita më e dhunshme (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Festimet e 70 vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, duket se kanë qënë ditët më të dhunshme dhe kaotike për Hong Kongun, kështu është shprehur shefi i policisë së vendit.

Një 18 vjeçare është goditur me plumb në gjoks, në një nga ‘raundet’ e përleshjes me policinë.

Protestuesit, disa të pajisur me bomula benzine dhe të tjerë me predha, u ndeshen me policinë në pjësë të ndryshme të Hong Kongut.

Në total, 104 persona u dërguan në spital dhe 180 të tjerë u arrestuan. Shefi i policisë, Stephan Lo, tha për mediat se 25 oficerë policie janë plagosur.

Në pritje të përvjetorit, tensionet ishin të larta në Hong Kong, periudhë në të cilën shihet të ketë gjithmon protesta.

Gjithsesi, në katër muajt e fundit në Hong Kong ka patur protesta të nxitura nga një ndryshim i propozuar ndaj një projektligji ekstradimi.

Por edhe pse ndryshimet janë lënë mënjanë, trazirat kanë vazhduar, duke zgjeruar dëshirën per një demokraci edhe më të madhe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu