Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pedofili italian u arrestua në Tiranë, zbulohet abuzimi me 2 fëmijë shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb

Një 45-vjeçar u arrestua disa ditë më parë në Tiranë, pasi ishte dënuar nga shteti italian për dhunë seksuale ndaj të miturve.

Massimilliano Croce ishte dënuar me 16 vite burg pasi ka abuzuar seksualisht me fëmijë të varfër e jetimë, të cilëve iu jepte mësim në Romë.

Pas arrestimit është zbuluar se Croce ka abuzuar edhe me  2 fëmijë shqiptarë në Tiranë gjatë kohës që ishte në arrati. Ai jetonte prej 2 vitesh në periferi të Tiranës me një grua e cila kishte 2 fëmijë, më i madhi 14 vjeç. Pas arrestimit të tij pak ditë më parëtë miturit janë pyetur në prani të psikologes.

Ata kanë treguar se janë ngacmuar dhe abuzuar seksualisht nga 45-vjeçari ndërsa vetë gruaja ka thënë se nuk ishte në dijeni as për abuzimin me fëmijët e saj dhe as për të shkuarën e njeriut me të cilin bashkëpunonte.

Ajo ka treguar për uniformat blu se ai sillej mirë me fëmijët dhe e ndihmonte financiarisht për të përballuar jetesën.

Në lidhje me këtë rast janë ndërprerë procedurat e ekstradimit të 45 vjeçarit pasi ai do të hetohet për veprën penale të dhunës seksuale ndaj të miturve në Shqipëri.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu