Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Pedagogu i Astronomisë bën deklaratën e BUJSHME: Alienët erdhën në tokë 4 vite më parë, do e bëjnë sërish

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4aa1c91c6959544f110968937248f249

Alienët vizituan tokën në vitin 2017 dhe do e bëjnë këtë edhe në vitet e ardhshme.   

Në këtë përfundim ka dalë profesori i Harvardit, Avi Loeb, i cili pretendon se “mbeturinat” siç i cilëson ai kanë ardhur në tokë dhe më pas janë larguar me synimin për tu rikthyer.

Mediat britanike shkruajnë se profesori i cili drejton Departamentin e Astronomisë në universitetin prestigjoz ka gjetur disa mbetje që i përkasin një civilizimi tjetër.

Në librin e tij të ardhshëm, “Jashtëtokësorja”, profesori paraqet një rast bindës se objekti që kohët e fundit u end në sistemin tonë diellor ishte një pjesë e teknologjisë aliene.

Ai pretendon se ky objekt hapësinor iu afrua Tokës përpara se të lëvizte me shpejtësi drejt errësirës. Objekti u pikas për herë të parë nga observatori në ishullin Hawai ku ndodhet teleskopi me definicionin më të lartë.

Objekti nuk ishte një dukuri e natyrshme, por pak hedhurinë hapësinore e nxjerrë nga një galaktikë tjetër, sipas Loeb. . 

“Kishte vetëm një shpjegim të mundshëm: objekti ishte një pjesë e teknologjisë së përparuar e krijuar nga një civilizim i largët i huaj,” shkruan ai në librin e tij, duke krijuar hije dyshimi, intrigë dhe skepticizëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img