Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Pedagogu bën deklaratën e fortë: Rama po eksperimenton imunizimin e tufës me shqiptarët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pedagogu Fitim Zekthi tha sot se kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës janë hipokrizi.

Sipas tij vetë Rama ka zhvilluar fushatë me njerëz dhe nuk duhet të kritikojë Bashën dhe se kjo është e gjitha pjesë e fushatës. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, Zekthi deklaroi se Rama është duke bërë eksperimente me popullatën shqiptare.

“Është hipokrizi. Ai po eksperimenton imunizimin e tufës me shqiptarët. Fakti që Rama akuzon opozitën që është një vatër infeksioni është hipokrizi. Është e pamoralshme sepse nuk ka naracion. Zgjedhjet nuk bëhen për të sharë kundërshtarin, bëhen për të treguar si është shpërndarë buxheti, si është punuar në këto vite. Ka një krizë të fushatës. A përben vepër penale nuk më takon mua ta them, por të akuzosh opozitën që përpiqet të përhapë covid është hipokrizi, sepse vetë qeveria ka bërë mbledhje me njerëz e grumbullime”, tha ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img