Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pedagogu analizon daljen e Mirel Mërtirit në TV: Porositësi, ishte i intervistuari!

Shkruar nga Newsbomb
Pedagogu analizon daljen e Mirel Mërtirit në TV: Porositësi,
Ervin Goci, pedagog në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, ka analizuar shfaqjen televizive të Mirel Mërtirit në një televizion kombëtar. Biznesmeni i cilësuar si "truri" i inceneratorëve nuk tha asgjë të re, veçse sulmoi SPAK. Goci thotë se intervista që ju servir publikut vetëm e tillë nuk ishte, pasi ishte një dështim dhe model i keq për misionin e medias. "Ne interviste doli qarte, qe porositesi ishte i intervistuari, qe me gazetarin kishin rene dakord qe mos te permendet asnje emer, sigurisht dhe pyetjet ishin dakordesuar, pra i kerkuari nga drejtesia, ka menduar se ka me shume legjitimitet moral per te kerkuar gjera, se sa media qe shfrytezon frekuenca publike per t'i sherbyer publikut", shkruan pedagogu. Ervin Goci analizon dhe sjelljen e politikanit Belind Këlliçi që ishte në panel, si dhe drejtuesit të emisionit, gazetarit Çim Peka. "Politikani qe ka marre mijera vota, perpiqej te vidhte ndonje pergjigje ndaj nje te kerkuari nga drejtesia per ta perdorur per lufte politike duke vulosur dobesine e vet. Nderkohe gazetari ishte fare pa linje, nuk kishte marre garanci paraprakisht per asgje se cila do te ishte e reja e intervistes dhe e ktheu median, sigurisht pa dashje, ne nje mjet shantazhi, larje hesapesh mes te inkriminuarish", vijon ai. "Tirana ndodhet sot thuajse ne kolaps mjedisor pasi ka shpenzuar 100 miljon euro, vendgrumbullimi i Sharres, eshte kthyer ne vendin ku derdhet gjithfare lloj llum korrupsioni, nderkohe parate vazhdojne dhe qarkullojne, asnje kontrate nuk anullohet, asnje pagese nuk nderpritet. Nese ka nje gje qe media duhet te merret, eshte vetem kjo, te tjerat jane efekte speciale per te shmang vemendjen", shkruan pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci.

Lexoni analizën e plotë të Ervin Gocit: Deshtimi i nje interviste qe interviste nuk ishte

Intervista e nje te kerkuari nga drejtesia te Syri, per nga menyra se si u zhvillua, eshte nje model i keq per misionin e medias. E lançuar si diçka eskluzive, pa patur asgje eksluzive, u dha kushtrimi qe diçka e madhe do ndodhte, nderkohe qe e gjitha ishte per te mbledh klikime, qe nje dreq e di se çfare i sjellin gazetarise klikimet e shumta, thjesht. Ne interviste doli qarte, qe porositesi ishte i intervistuari, qe me gazetarin kishin rene dakord qe mos te permendet asnje emer, sigurisht dhe pyetjet ishin dakordesuar, pra i kerkuari nga drejtesia, ka menduar se ka me shume legjitimitet moral per te kerkuar gjera, se sa media qe shfrytezon frekuenca publike per t'i sherbyer publikut. Me sa u pa, nuk e ka patur dhe aq keq. I kerkuari nga drejtesia e kishte trajtuar veten me kujdes, veshur elegant, ta shikoje kshu alamet burri, dhe nuk hezitoi fare qe te tregonte dhe autoritet duke therrmuar autoritetin gazetarit dhe politikanit, te cilet lypnin ndonje therrime pergjigje. Dy autoritete te therrmuara. Politikani qe ka marre mijera vota, perpiqej te vidhte ndonje pergjigje ndaj nje te kerkuari nga drejtesia per ta perdorur per lufte politike duke vulosur dobesine e vet. Nderkohe gazetari ishte fare pa linje, nuk kishte marre garanci paraprakisht per asgje se cila do te ishte e reja e intervistes dhe e ktheu median, sigurisht pa dashje, ne nje mjet shantazhi, larje hesapesh mes te inkriminuarish. Asnje reflektim nuk degjova te nesermen. Çfare mesoi publiku diçka te re nga intervista? Asgje! Perveç flokeve te mbjellura te te kerkuarit nga drejtesia. Madje, ne shume raste u tha qe parate kane avulluar, jane inceneruar ne eter, dhe dorezanet jane te kulluar, siç dhe u shfaqen ne pasqyren narcise te tv me liçense publike. Inteviste e mbushur me kontradikta: e quajne "presta nome" dhe e trajtojne sikur po intervistojne Toto Rina-n. Akuzojne SPAK se po arreston thjesht emra, dhe nderkohe vrapojne dhe vete ndaj emrave, qe me shume se deshmitare, nuk kane asnje pushtet tjeter. Tirana ndodhet sot thuajse ne kolaps mjedisor pasi ka shpenzuar 100 miljon euro, vendgrumbullimi i Sharres, eshte kthyer ne vendin ku derdhet gjithfare lloj llum korrupsioni, nderkohe parate vazhdojne dhe qarkullojne, asnje kontrate nuk anullohet, asnje pagese nuk nderpritet. Nese ka nje gje qe media duhet te merret, eshte vetem kjo, te tjerat jane efekte speciale per te shmang vemendjen. Thelbi eshte nje dhe vetem nje, çdo qindarke qe del nga buxhetet publike dhe pergjegjesi per kete nuk merr vendime per te ndaluar gjakderdhjen, ai shkon ne burg, perpos korrupsionit fillestar te shpikjes se nje modeli per menaxhimin e mbetjeve qe nuk ekziston kund ne bote, dhe qe nuk e perballojne vende me GDP dhjetra here me te larte se te Shqiperise.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese