Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Pedagogia i ankohet Ramës për burokracitë në Ministrinë e Arsimit, ai ia ‘lë topin’ universitetit: Shqiptarëve po iu dhe liri… (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Njëra nga pedagoget në Universitetin e Shkodrës, i është ankuar kryeministrit Edi Rama për burokracitë e panevojshme për pranimin e programeve që ata propozojnë në Ministrinë e Arsimit.

Nga ana tjetër, Rama iu përgjigj duke i thënë se “jemi djegur nga qulli dhe i fryjmë kosit”.

Sipas Ramës, universitetet kanë qenë në një gjendje të mjerueshme dhe ka qenë e nevojshme që të merren masa.

“Kam dërguar një program në Ministrinë e Arsimit të kopsitur me të gjitha detajet, dhe më ka vendosur vizë. Një program që do të na shtonte bashkëpunimin edhe me pedagogë të huaj. Unë nuk dorëzohem, do të aplikoj prapë, po përse duhet të kalojmë nëpër këto”,- tha pedagogia.

Rama nga ana tjetër, ia kaloi më shumë përgjegjësinë vetë rektorit dhe universitetit.

“Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit, se ne e dimë se si ka qenë gjendja e universiteteve dhe më pas kalojnë në kërkesa që janë mungesë naiviteti. Ajo që më bën përshtypje është se lidhja e rektorëve është direkt me ministrin. Rektori është numri 1 dhe është dhe rimëkëmbësi i qeverisë aty, flas për aspektin e zbatimit të ligjit. Ka disa çështje që janë bërë themelore, me ligjin për arsimin e lartë e kemi shtyrë shumë fort procesin për autonominë por nuk mjafto që ta shkruash pasi zbatimi është një tjetër sfidë.

Autonomia në përgjithësi tek shqiptarët, por edhe tek universitetet, kuptohet menjëherë si liri, por nuk kuptohet si përgjegjësi. Që unë jam i lirë të bëj si dua vetë, por për ato gjëra që duhet t’i nxjerr me duart e mia, ngrini duart lart.

Fatkeqësisht tendenca e përgjithshme është që shto programe për të mbajtur pedagogë dhe shto programe për të mbajtur tarifa. Kjo është ajo që na ka mbajtur neve për të dhënë më shumë liri”,- tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img