Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

Pedagogët të gjithë bashkë paralajmërojnë Ramën: Nëse nuk ndodh brenda një jave nisim grevën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Asambleja e Universitetit të Tiranës u mblodh sot dhe mori unanimisht 6 vendime.

albsig

Të gjithë bashkë, pedagogët kërkojnë hedhjen poshtë të ligjit të arsimit të lartë, mbështetjen e kërkesave të studentëve dhe garantimin me ligj të statusit të pedagogut.

Ata i kanë lënë një javë kohë kryeministrit Rama për anulimin e VKM-së, në të kundërt paralajmërojnë me grevë.

“Nëse nuk ndodh brenda një jave shpallet grevë nga pedagogët”, thuhet në pikën 6 të vendimeve të Asamblesë.

DEKLARATA E PLOTË: 

Drejtuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dhe ministres së Arsimit, të Sportit dhe të Rinisë, znj. Besa Shahini

Duke njohur dhe duke vlerësuar rëndësinë dhe seriozitetin e situatës aktuale në Arsimin e Lartë, dhe më specifikisht në Universitetin e Tiranës,

Me përgjegjësinë më të lartë për të ofruar mësimdhënie dhe kërkim shkencor të nivelit më të mirë për studentët tanë, 
Me detyrën për të ruajtur dhe për të forcuar rolin e universitetit publik në Shqipëri,

Nxjerrim këtë deklaratë:

1. Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre.

2. Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015, si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.

3. Kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor 2018: Nr.777, Nr.781, Nr. 783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr.185, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike.

4. Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik.

5. Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese ndaj pedagogëve dhe miratimin e statusit të pedagogut.

Presim përgjigje dhe masa konkrete brenda datës 1 shkurt 2019 për pikat e mësipërme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do t’i drejtohemi të gjithë trupës akademike të universiteteve publike në nivel kombëtar, për grevë të përgjithshme.

Ftojmë të gjitha universitetet e tjera publike të shprehen dhe të koordinojnë qëndrimet për sa më sipër.

Screenshot_6.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img