Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pedagogët në protestë, Univeristeti i Tiranës rrit me 8% pagat

Shkruar nga Newsbomb
Pedagogët në protestë, Univeristeti i Tiranës rrit me 8%

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar këtë të hënë rritjen me 8% të pagës së pedagogëve. Për të hyrë në fuqi, pritet që ky vendim të miratohet edhe nga Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës.

Theksojmë se pas nisjes së protestës së pedagogëve, qeveria e vendosi tavanin për rritjen e pagave deri në 15 për qind, ku 7 për qind do të sigurohej nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga vetë universitetet.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme pedagogët paralajmëruan se ditën e mërkurë do të futen në grevë urie, nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre për rritjen e pagave, ndërsa kjo e fundit nuk ka bërë ende asnjë reagim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll