
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për pedagogët të cilët ditën e sotme po protestojnë jashtë ambienteve të Universitetit Politeknik.
Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se kërkesat e tyre për rritjen e pagave janë tërësisht legjitime dhe plotësisht të realizueshme.
“Solidaritet të plotë me protestën e pedagogëve dhe profesorëve të Shqipërisë. Kërkesat e tyre për rritjen e pagave janë tërësisht legjitime dhe plotësisht të realizueshme”, shkruan Meta.
Pedagogët e Universitetit të Tiranës kërkojnë rritje të pagave dhe plotësim të kushteve osë në të kundërtën paralajmërojnë bojkot të orëve mësimore.
Sondazh
Poll