Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pedagogët, mësuesit dhe edukatorët marrin dozën e dytë të vaksinës anti-Covid, Manastirliu: Më pas do të vijojmë...

Shkruar nga Newsbomb
Pedagogët, mësuesit dhe edukatorët marrin dozën e dytë

Mësuesit, pedagogët dhe ekukatorët ditën e sotmedo të marrin dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.

Ministrja, Ogerta Manastirliu ka shkuar për të parë procesin e vaksinimit, i cili po vijon në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Gjatë fjalës së saj Manastirliu bëri me dije se pas vaksinimit të mësuesve procesi do të vijojë me forcat e armatosura, teksa shtoi se në “Sheshin Skëndërbej” vaksinimi i qytetarëve po vazhdon sipas grupmoshave të përcaktuara.

“Është shumë e rëndësishme që dozat e dyta të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit për të gjitha kategoritë. Sot kemi vaksinimin e mësuesve ndërsa më pas vazhdon me forcat e armatosura. Ndërsa në sheshin Skënderbej po vazhdon vaksinimi sipas grupmoshave dhe me të gjithë pjesën tjetër”, tha ajo.

Ndërkohë, deri më tani vaksinimi ka përfunduar për bluzat e bardha, efektivët e Policisë, ndërsa tek të moshuarit, është kapur fasha e vaksinimit +65 vjeç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu