Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Pedagogët i japin dhe një ditë kohë Qeverisë: Nëse deri nesër s’ka përgjigje për pagat, futemi në grevë urie

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Sindikatës së Arsimit të Lartë, Sandër Kovaçi në një deklaratë për media është shprehur se nëse nuk do të ketë një përgjigje deri nesër do të futen në grevë urie.

Ai është shprehur se ende nuk kanë asnjë sinjal për negociata me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Ndër të tjera Kovaçi është shprehur se nesë nuk marrin përgjigje janë afërsisht 10 pedagogë që do të futen ne grevë urie.

“Do jetë takimi i radhës te Profesorati ku do merret vendimi final presim deri nesër lëvizje nga pala tjetër nëse do ketë komunikim për zgjidhje për dy-tre çështjet kryesore që ne kemi kërkuar qeverisë, ata nuk janë përgjigjur pozitivisht.

Këtë vendim e kemi ditur që më 5 tetor. Universiteti ka rriur 8% vetëm për këtë 2-3 muaj, por nuk ka siguri për vitin e ardhshëm. Universitetet e tjera skanë asnjë mundësi tjetër për 8%. Ne duhet të sigurohemi që 8% nuk merret nga tarifat e studentëve, që nuk sjell ulje të investimeve në universitete. Rroga është cështje fikse, nuk mund të thuash që 3 muaj që ka mundësi rritet, tre muaj tjerë nuk ka mundësi.

Nesër pasdite do jetë disktimi i fundit, enkas ëshë lënë ora 16:00 se është mbyllja e orarit zyrtar, në 4 pasdite do vendosim përfundimisht nëse ka apo jo përgjigje nga qeveria.

Nëse s’ka përgjigje pozitive kemi gatishmëri të një pjese stafi që është i gatshëm të kalojë në grevën e ngujimit. Kemi numër të kufizuar, bëhet fjalë për 10 pedagogë, se simbolike është ajo” tha ai.

Më shumë


spot_img








spot_img