Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
54 %
2.6kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Pedagoge e studente të “Politeknikut”, vizitë në landfillin e Sharrës: I impresionuar nga ndryshimi e teknologjia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Landfillin e Sharrës studentë dhe pedagogë të Universitetit Politeknik të Tiranës të cilët ndjekin studimet master për “menaxhim energjie” realizuan një vizitë ku u njohën nga afër me të gjitha pikat e trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve të ngurta në këtë Landfill. Pedagogët dhe studentë u shprehën të impresionuar nga ndryshimi dhe teknologjia, e cila sipas tyre është në përputhje të direktivave evropiane.

Zonën e Trajtimit të Mbetjeve e bënë pjesë të studimeve të tyre edhe ekipi i studentëve të masterit shkencor “Energji të rinovueshme”, që realizohet nga bashkëpunimi i Universitetit të Hoenajmit në Gjermani dhe Universitetin Bujqësor në Tiranë. Edhe për përfaqësuesit e këtij projekti, ndryshimet e realizuara nga kompania Integrated Energy janë të dukshme, që nga gjelbërimi dhe deri tek landfillet e reja, të cilat janë ndërtuar sipas llojeve të mbetjeve që do të trajtohen.

Administratorja e “Integrate Energy” theksoi së bashkëpunimi me universitetet është i hapur dhe thelbësor. “Integrate Energy” është lider ne trajtimin e mbetjeve prej vitit 2018 menaxhon dhe trajton mbetjet e ngurta me standardet më të larta evropiane.

Më shumë

spot_img
spot_img