Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pecorelli rrëfen 8 muajt si “i vdekur” në Shqipëri: Unë doja të vrisja veten, por prifti më ndaloi dhe më dha idenë e vjedhjes së eshtrave

Shkruar nga Newsbomb
Pecorelli rrëfen 8 muajt si “i vdekur” në Shqipëri:

Davide Pecorelli, biznesmeni 45-vjeçar i cili inskenoi vdekjen e tij ka qenë kryefjala në mediat italiane dhe ato shqiptare.  Ai së fundmi për mediat vendase ka rrëfyer 8 muajt e fundit të jetës së tij. Historia është e njëjta ajo që kemi lexuar dhe dëgjuar së fundmi, së pari borxhet, pastaj fluturimi për në Shqipëri, vendimi për ti dhënë fund, lutjet në bashkësinë e fretërve në Medjugordje në Bosnjë dhe thesari i gjetur në Montecristo, 250 kilogram ar.

Pecorelli ka rrëfyer se për shkak të situatës në të cilën ndodhej, kishte vendosur që të vriste veten, mirëpo pasi takoi priftin ishte ai që i dha idenë e vjedhjes së ështrave.

“Situata ishte dramatike për shkak të problemeve time ekonomike dhe prandaj vendosa që të bëja vetëvrasje. Por në fillim shkova te një prif për t’u rrëfyer. Ishte ai që më tha për vjedhjen e eshtrave. Ai më tha ‘do t’i fusin në makinë dhe t’i vemë flakën’”, tregoi ai.

Mirëpo gjatë gjithë rrëfimit, Pecorelli nuk zbuloi emrin e priftit duke argumentuar se: Unë kurrë nuk do ta bëj, sepse ai është personi që më shpëtoi jetën, kështu që nuk do ta tradhtoj.

Kujtojmë se  së fundmi mediat shqiptare kontaktuan priftin e  vetëm në zonën e Pukës, Dom Zef Markun i cili i indinjuar mohoi kategorisht të ketë lidhje me këtë ngjarje .

Gjithashtu Marku u shpreh se do hedhe ne gjyq te gjithë ato qe kanë bërë shpifje të tillë duke dëmtuar imazhin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu