Parlamenti Europian votoi me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenim rezolutën për Shqipërinë, mbi progresin në reformat e integrimit europian përgjatë vitit 2021.
Në këtë raport, PE i kërkon Këshillit të Bashkimit Europian që të hapë me shpejtësi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë. Sipas PE, mos hapja e negociatave përbën një kërcënim serioz për politikën e zgjerimit.