Parlamenti Europian votoi këtë të enjte me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenim rezolutën për Shqipërinë, mbi progresin në reformat e integrimit europian përgjatë vitit 2021.
Në këtë raport, PE i kërkon Këshillit të Bashkimit Europian që të hapë me shpejtësi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë. Sipas PE, mos hapja e negociatave përbën një kërcënim serioz për politikën e zgjerimit.
Këshillit të BE-së i kërkohet të marrë së shpejti vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dritën e kontekstit gjeostrategjik të luftës në Ukrainë, por në veçanti aktiviteteve keqdashëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor, siç është cënimi i integrimit.