Hapësire reklamuese

Aktualitet

PE miraton Raportin për Shqipërinë: Shqetësim niveli i korrupsionit

Shkruar nga Newsbomb

Parlamenti Europian ka miratuar sot raportin për pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër to edhe Shqipërinë.

Raporti për Shqipërinë u miratuar me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim. Në Raport thuhet se Parlamenti Eurpian ka mirëpritur progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë por nënvizohet edhe shqetësimi për nivelin e korrupsionit si dhe mungesën e efikasitetit në drejtësi.

Më herët gjatë diskutimeve është theksuar se Shqipëria do të çelë negociatat për anëtarësim në BE pasi të ketë përmbushur të gjitha kushtet.

Eurodeputetët kanë përmendur disa çështje të nxehta si negociatat me Greqinë, veçanërisht respektimin e të drejtave të pakicave në vendin tonë por edhe ndërtimet e hidrocentraleve në disa lumenj në vendin tonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu