Hapësire reklamuese

Bota

PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini

Shkruar nga Newsbomb
PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së

Parlamenti Evropian ka dënuar shkeljen e të drejtave të prindërve të së njëjtës gjini nga Qeveria ultra-konservatore e Italisë, pasi ekzekutivi italian urdhëroi qytetin e Milanos që të mos regjistrojë fëmijët e prindërve homoseksualë.

Kryeministrja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, erdhi në pushtet vitin e kaluar, me premtimin se do të vë theksin te vlerat e familjes tradicionale.

Më herët gjatë këtij muaji, Qeveria italiane kufizojë të drejtat e prindërve homoseksualë.

Qyteti i Milanos ka lejuar regjistrimin e fëmijëve të prindërve të së njëjtës gjini, që kanë lindur përmes nënave surrogate – që është e ndaluar në Itali – apo përmes riprodhimit mjekësor, praktikë që është e lejuar vetëm për çiftet heteroseksuale.

Por, kryetari i Miltanos, Beppe Sala, tha se ka ndaluar regjistrimin e fëmijëve pasi Ministria e Brendshme i dërgoi një letër duke insistuar se për këtë çështje duhet të vendosin gjykatat.

Anëtarët e Parlamentit Evropian thanë se kanë frikë se presioni ndaj qytetit të Milanos “është pjesë e një sulmi më të gjerë nga komunitetit LGBTQI+ në Itali”.

Ata i bënë thirrje Qeverisë italiane që menjëherë të heqë dorë nga vendimi dhe të miratojnë raportin e vitit 2022 për sundimin e ligjit që BE-ja ka vendosur.

Ligjvënësit evropianë thanë se vendimi i Italisë është “diskriminim jo vetëm ndaj çifteve të së njëjtës gjini, por pikë së pari ndaj fëmijëve të tyre”, duke shtuar se “është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të fëmijëve” sipas konventës të Kombeve të Bashkuara.

Që nga viti 2016, në Itali lejohet bashkimi civil i çifteve të së njëjtës gjini, por kundërshtimi nga Kisha Katolike ka pamundësuar që këtyre çifteve t’u lejohet që të birësojnë fëmijë.

Ligji për familjen është i ndryshëm në secilin shtet anëtar të BE-së, por dhjetorin e vitit të kaluar Komisioni Evropian prezantoi një propozim që do të detyronte shtetet anëtare të bllokut të njohin të drejtën e prindërve që jepen në shtetet e tjera. Ky plan do të mbronte fëmijët e familjeve të çifteve të së njëjtës gjini që udhëtojnë brenda BE-së./REL

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.