Hapësire reklamuese

Rajoni

PE do kushte shtesë për të vënë në zbatim planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor

Shkruar nga Newsbomb
PE do kushte shtesë për të vënë në zbatim planin e

Parlamenti Evropian (PE) e ka nisur të martën procedurën e miratimit të propozimit të Komisionit Evropian (KE) për planin e rritjes dhe reformave për Ballkanin Perëndimor, i cili ofron një shumë të përgjithshme prej 6 miliardë eurosh ndihmë shtesë financiare.

Në mënyrë që të zyrtarizohet plani i KE për shtimin e fondeve për rritjen dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, është i domosdoshëm pajtimi ndërinstitucional në Bashkim Evropian.

Parlamenti është nën presion për ta aprovuar sa më shpejt këtë vendim për shkak se në prill do ta mbajë seancën e fundit plenare me këtë përbërje, para zgjedhjeve të reja të PE-së në qershor.

Këtë të partë në PE u paraqit edhe propozim rezoluta legjislative për rregulloren për themelimin e planit për reforma dhe rritje ekonomike.

Diskutime mbi këtë plan rritje u zhvilluan dhe në një takim të përbashkët të komisioneve të PE-së për Politikë të Jashtme dhe për Buxhet.

Parlamenti Evropian, krahas kushtëzimeve që i ka propozuar më herët edhe Komisioni, ka kërkuar edhe masa shtesë, me të cilat do të kushtëzohej përdorimi i mjeteve financiare nga ky plan në mënyrë që të sigurohet më mirë mbrojtja e interesave të Bashkimit Evropian.

Ndër kushtet kryesore për përdorimin e këtyre mjeteve janë sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe respektimi i vlerave themelore e demokratike.

Parlamenti Evropian ka kërkuar që mes të tjerash, përdorimi i mjeteve të kushtëzohet edhe me mbështetjen e qëndrimeve të BE-së në Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese