Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

PDK nuk mjaftohet me Kosovën, hap degë të partisë edhe në Kanada e Finlandë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8d0d7e80a3dc2daf204a7242347328a8

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon themelimin e degëve të saj edhe nëpër botë, pasi sot janë themeluar degët në Finlandë dhe Kanada.

Drejtori i Departamentit për Diasporë në PDK, Elmi Reçica ka mbajtur takime virtuale me anëtarët e PDK-së në këto dy shtete.

“Në kuadër të rikthimit të aktiviteteve politike të Partisë Demokratike të Kosovës në diasporë, në koordinim me Departamentin për Çështje të Diasporës, sot në Helsinki dhe Toronto, u konsoliduan Këshillat Nismëtar për themelimin e degës së PDK-së në Finlandë. Duke e parë manipulimin me opinionin e diasporës për të vërtetën e Kosovës, jemi obliguar që të riorganizohemi për të paraqitur të vërtetën e Kosovës ashtu siç është.”, ka thënë Reçica.

Drejtues të degës në Finlandë u caktuan Miftar Miftari, Bashkim Thaçi dhe Dren Koci me qendër në Helsinki. Ndërsa në Kanada, Këshillin Nismëtar do të udhëheqë Ridvan Pacolli dhe Ylla Ibra me qendër në Toronto.

“Partia Demokratike e Kosovës në kuadër të platformës dhe vizionit politik ka marrë vendime për Diasporën, me kryeministrin në ardhje, Enver Hoxhaj, do të realizojmë zotimet për diasporën, duke përfshirë vende në listën e PDK-së për deputetë, rikthimin e ministrisë së Diasporës, ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës si dhe duke e bërë pjesë aktive dhe konkrete të zhvillimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Falënderim dhe respekt i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit në këto takime nismëtare për themelimin e degëve, si dhe për kontributin e madh në të gjitha fazat dhe proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi, për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.”, ka përfunduar Reçica.

Më shumë

spot_img
spot_img