Tirana
clear sky
6 ° C
6 °
6 °
87 %
1kmh
0 %
Pre
15 °
Sht
14 °
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
12 °
E premte, 16 Prill, 2021
spot_img

PDIU pas dënimit të Shqipërisë me 110 mln euro nga arbitrazhi: T’i paguajë Rama, sillet si despot i një regjimi rrumpallë

spot_img

Lajme të ngjashëm

PDIU, me në krye Shpëtim Idrizin ka reaguar pas dënimit të Shqipërisë me 110 milion euro nga arbitrazhi me biznesmenin italian Francescho Becchetti.

Në daklaratë thuhet se ky dëmshpërblim do t’i kushtoj çdo qytetari 4560 lekë të reja.

PDIU i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe në mënyrë të veçantë SPAK-ut që të hetojnë çdo vendim dhe firmë të Edi Ramës që sjell kosto në buxhetin e shtetit dhe xhepat e taksapaguesve.

Deklarata e plotë:

Arroganca dhe arbitrariteti i Edvin Ramës për të ndëshkuar, jo si funksionar publik, por si despot i një regjimi rrumpallë, çdo qyetar, media, biznes që nuk i bindet dëshirave të tij, i ka kushtuar Shqipërisë plot 110 milionë euro, para këto që duhet t’i paguajnë shqiptarët.

Në fakt përgjegjësit dhe funksionarët publikë, si në rastin e Ramës, që i ka mundësitë duhet t’i paguajnë vetë kostot e çdo vendimi arbitrat që marrin në abuzim me detyrën. 

Këto 110 milionë euro nuk kanë pse t’i paguajnë nga xhepi i tyre taksapaguesit shqiptarë, por t’i paguajë Edi Rama, si shpagim për luftën e tij personale ndaj biznesmenit italian, Becchetti, të cilit i mbylli televizionin Agon Channel, për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë.

E përllogaritur thjeshtë, për orekset personale të Ramës, çdo qytetar i këtij vendi do të paguajë për të shlyer Becchettin, 4560 lekë të reja.

Çdo vendim i qeverisë që mban firmën e Edi Ramës, është i destinuar të përkthehet në dëm kolosal për qytetarët dhe taksapaguesit. 

Ky penalizim dhe milionat që do i paguhen biznesmenit italian nga buxheti i shtetit, janë dëshmia më e qartë e abuzimit në sistem që ka ngritur qeveria “Rama”, me kosto të rënda për financat e shtetit.

PDIU i bën thirrje Prokurorisë, në mënyrë të veçantë SPAK-ut, të hetojnë çdo vendim dhe firmë të Edi Ramës që sjell kosto në buxhetin e shtetit dhe xhepat e taksapaguesve.

Tolerimi i të tilla vendimeve arbitrare me pasoja të rënda në planin afatgjatë, tregon se demokracia në Shqipëri jo vetëm çedon, por se ndodhet në kufijtë e një regjimi.

Shenjë e qartë është degradimi i shtetit, rënia e institucioneve dhe tentativa për ta kthyer Shqipërinë në çiflig të 5 oligarkëve të lidhur me kryeministrin në ikje. Shqiptarët nuk durojnë më. Rama është i rënë. Ndryshimi po troket.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit