Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD zgjedh Kryesinë dhe Sekretariatin/ Alibeaj merr postin e Bardhit, si i shpërbleu Basha besnikët (EMRAT E VOTUAR)

Shkruar nga Newsbomb
PD zgjedh Kryesinë dhe Sekretariatin/ Alibeaj merr postin e Bardhit, si i

Partia Demokratike zgjodhi sot forumet e larta drejtuese, Kryesinë dhe drejtuesit e Sekretariateve.

Enkelejd Alibeaj është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PD, post që më parë e mbante Gazment Bardhi por ai dhe një pjesë e deputetëve janë kthyer në kritikë të Bashës. Kjo për shkak të mënyrës së rikthimit të tij në krye të PD dhe qëndrimeve që po mban.

Ndërkohë, katër nënkryetarët e PD janë: Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri dhe Roland Bejko, ndërsa Kryetar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur Xhemal Bushati dhe kryetar i Komisionit Zgjedhor, Jemi Gjana.

Në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryedemokrati u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm politik dhe se sot mbyllet një cikël i tejzgjatur intrigash në PD. Teksa iu referuar zgjedhjeve të pjesshmë në Kukës, ai tha me bindje të plotë se kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje, teksa shtoi se “duhet të jemi në terren për të ringritur partinë”.

“Respektuam vullnetin e tyre për të mos nxjerrë kandidat, është përgjegjësia jonë që u morëm me luftën ndaj njëri-tjetrit dhe jo me ringritjen e partisë. Hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje, duhet të jemi në terren për të ringritur partinë dhe për të qenë në përballje elektorale.”-deklaroi Basha.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Partia Demokratike zgjodhi sot forumet e larta drejtuese, Kryesinë si dhe drejtuesit e Sekretariateve. Pas numërimit të votave Komisioni Zgjedhor njofton se Këshilli Kombëtar ka votuar si më poshtë:

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

Enkelejd Alibeaj

NËNKRYETARË

Flutura Acka

Kreshnik Collaku

Orjola Pompuri

Roland Bejko

KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR

Xhemal Bushati

KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR

Jemin Gjana

KRYETAR I BORDIT FINANCIAR

Ilir Dervishi

SEKRETAR EKZEKUTIV PER ORGANIZIMIN

Taulant Zeneli

SEKRETAR EKZEKUTIV PËR BURIMET NJEREZORE DHE KOORDINIMIN DIXHITAL

Endri Hasa

SEKRETAR EKZEKUTIV PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE

Indrit Sefa

SEKRETAR PER PROGRAMIN

Arber Agalliu

SEKRETAR PËR SIGURINË KOMBËTARE DHE KOORDINIMIN EURO-ATLANTIK

Xhemal Gjunkshi

SEKRETAR PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIKË

Gjergj Hani

SEKRETAR PËR REFORMËN ZGJEDHORE

Rezart Kthupi

SEKRETARE PËR GRUAN

Taulanda Jupi

SEKRETAR PËR RININË

Blendi Sulaj

SEKRETAR PËR MARRËDHENIET ME PUBLIKUN

Edvin Kulluri

SEKRETAR PËR PUSHTETIN VENDOR DHE DECENTRALIZIMIN

Alfrida Marku

SEKRETAR I MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Gentian Gaba

ZËDHËNËSE

Mirela Karabina

ANËTARË TË ZGJEDHUR

Agron Kapllanaj

Andia Ulliri

Anton Koka

Azgan Haklaj

Enriketa Papa

Eralda Tase

Fitim Zekthi

Gazmend Koduzi

Marinela Ziu

Mateo Spaho

Merita Bakiu

Myzafer Elezi

Oriela Nebiaj

Pëllumb Seferi

Selaudin Jakupllari

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese