Tirana
few clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.1kmh
20 %
Pre
13 °
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 31 Mars, 2023

PD vendosi të djegë mandatet, por kritikja e Bashës ka një pyetje për të

Lajme të ngjashëm

Grupi Parlamentar i PD vendosi sot në mënyrë unanime pro propozimit të liderit Lulzim Basha për djegien e mandateve.

Ndërkaq, anëtarja e PD, Endira Bushati, një nga zërat kritikë të kryedemokratit ka një pyetje të drejpërdrejtë për të.

‘Një pyetje e thjeshtë për Lulzim Bashën:

Më 20 Dhjetor, PD hyri në Kuvend për të shpëtuar mandatet, hyrje e shoqëruar me vezë të lavdishme….

Tani, pas fiks 2 muajsh, deklaron se do të djegë mandatet….

Ç’ndryshoi në 2 muaj?- pyet demokratja.

Në fakt ende Basha nuk e ka dhënë një përgjigje për këtë.

Ajo që ka përsëritur vazhdimisht është gjendja e rënduar në të cilën ndodhet vendi.

Më shumë